Aksident në Elbasan. Përplasen tre makina, përfundon në spital pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cerrik-Gramsh.

Tre automjete janë përplasur, konkretisht një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Xh., një automjet tip “ Benz” me drejtuese shtetasen K. M., dhe automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. M., pasagjere në automjetin tip “Benz “ e cila ndodhet për mjekim në spitalin e Cerrikut, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?