
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën e Barmashit në Ersekë.
Nga informacionet e para mësohet se një mjet ka rënë nga ura.
Raportohet për 4 të plagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur 2 ambulanca, të cilat kanë nxjerrë të plagosurit nga mjeti.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, policia po shkon drejt vendngjarjes.
