Aksident në Fier, dy të vdekur

Një aksident automobilistik me pasoje vdekjen e dy personave  është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Fier-Dardhzezë.

Mësohet se një automjet tip “Benz”me targa AA 494 OB, i cili udhëtonte drejt Fierit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga ura në një kanal të madh. Ura nuk kishte barriera mbrojtese.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe nje pasagjer që udhëtonin në mjet, ndërsa një tjetër është plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit eshte derguar ne spital per marrjen e ndihmes mjekesore dhe mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe po nxjerr automjetin nga  kanali si dhe trupat e pa jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?