FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën 82-vjeçarja. Në mesin e të plagosurve edhe 2 të mitur

Rreth orës 08:30 të kësaj të diele, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ka ndodhur një aksident i rëndë. Viktimë ka mbetur një e moshuar 84-vjeçe, dhe në mesin e katër të plagosurve janë edhe dy të mitur, të moshës 6 dhe 7 vjeç.

Policia bën me dije se shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku ka përfunduar në kanal.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve”,-informon Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?