Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën gazetari 26-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Krujë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu.
“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.
KOHA JONË SONDAZH

