Aksident në Këlcyrë, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur këtë të premte, ku një makinë ka dalë nga rruga pranë urës së Leklit në Këlcyrë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së fshatit Kodër ku një automjet tip Audi ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar ndërsa mësohet. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Erjon Sheme dhe ai ka qene i vetëm në kohën e ngjarjes, por nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç një gervishtje të vogël ndërsa  është  dëmtuar automjeti.

Gjithashtu, sipas policisë mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm nga balta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?