Aksident në Kolonjë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemë

Një aksident është regjistruar në rrethrrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm.

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Në automjet ndodheshin tre persona, të cilët pas ngjarjes janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor. Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?