
Një aksident automobilistik është regjistruar në unazën e qytetit të Korçës.
Një automjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në spital.
Fatmirësisht, e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.
