Aksident në Korçë, kamioni përplaset me “Benzin”, 2 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 2 persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sovjan, ku një kamion me targa KO 7579 B është përplasur me një automjet tip “Benz” me targa AA 722 NA.
Kamioni drejtohej nga shtetasi me iniciale I.S., 50 vjeç. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa dy persona të plagosur rëndë janë transportuar në spital.
KOHA JONË SONDAZH

