Aksident në Krrabë, dy persona plagosen rëndë

Dy persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë pas një aksidenti në rrugën e Elbasanit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Krrabës pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Shkak për humbjen e kontrollit është bërë moti i keq. Ende nuk dihet identiteti i dy personave që janë plagosur.  Aksi Tiranë-Elbasan ka pasur aksidente të shumta këtë vit si pasojë e motit të keq.

SHKARKO APP