Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari
Aktualitet E Shtunë, 23 Gusht 2025 08:30
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, duke lënë të plagosur rëndë një të ri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë një karburanti, kur një automjet i ka prerë rrugën motomjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Mario Selishta.
I riu, me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime, pasi jeton në Itali. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

