Aksident në Laprakë, BMW i pret rrugën triçiklit dhe përplas të riu

Një aksident me plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë, pranë zonës së Josif Pashkos.

Një automjet tip “BMW” që vinte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën një mjeti triçikël që drejtohej nga një i ri i komunitetit rom, rreth 25 vjeç sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka manovruar, por nuk ka mundur të mbajë kontrollin e mjetit dukë sjellë rrëzimin e tij në rrugë dhe për pasojë edhe plagosjen.

Triçikli ishte i ngarkuar me materiale, këto të fundit iu rrëzuan në trup të riut rom, i cili pësoi disa dëmtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrulla e policisë së zonës erdhi menjëherë në vendngjarje ndërsa autoambulanca mbërriti rreth 5 minuta pas aksidentit dhe transportoi të plagosurin në Spitalin e Traumës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas banorëve të zonës që ishin dëshmitar të aksidentit, efektivët e policisë morën në pyetje drejtuesin e mjetit tip “BMW” që dyshohet se është shkaktar i aksidentit pasi preu rrugën e mjetit tricikël që udhëtonte në rrugën kryesore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?