Aksident në Lezhë! Kamioni përplaset me makinën, humb jetën shtetasi kosovar
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Mabë, ku një përplasje mes një kamioni dhe një automjeti ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

