Aksident në Lezhë, zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?