Aksident në Lungomare, motori përplas kalimtaren
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 06:22
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një motor ka përplasur një kalimtare në Lungomare. Si rezultat i përplasjes, gruaja ka mbetur e plagosur rëndë.
Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e Vlorës ka ndaluar drejtuesin e motorit dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

