Aksident në Lushnjë, babë e bir përfundojnë në kanal. Banorët thyejnë xhamin e Benzit dhe i shpëtojnë

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili ishte në prani të djalit të mitur, ka humbur kontrollin e mjetit, duke mos arritur ta mbajë në karrexhatë dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në një kanal me ujë.

Kanë qenë dy djem të zonës të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë dy personat nga makina. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse së bashku me policinë dhe ambulancën, ku këta të fundit kanë transportuar dy personat në spital për të kryer ekzaminimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?