FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident në Memaliaj, 67-vjeçari përplas taksinë, katër të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në zonën e njohur si “Mogila”, në territorin e Memaliajt.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve. Një prej mjeteve drejtohej nga një 67-vjeçar, banues në Elbasan, ndërsa automjeti tjetër ishte taksi, në timonin e të cilit ndodhej një 28-vjeçar, banues në Tiranë.

Si rezultat i përplasjes, janë lënduar katër persona. Bëhet fjalë për drejtuesin e automjetit taksi dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në momentin e aksidentit. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e stafit mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk raportohen detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa mjekët po vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të të lënduarve për të vlerësuar seriozitetin e dëmtimeve të marra gjatë përplasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?