Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e makinave
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan. Ngjarja u shënua gjatë orëve të mesditës ku dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Gjocajt dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa dy të plagosurit janë identifikuar si Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit ku po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Videon e aksidentit e solli për RTV Ora një ndjekës i faqes tonë në facebook.

KOHA JONË SONDAZH

