Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 14:33 Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno Presidenti i Paraguait, Pedro Alliana, emëroi ekonomistin Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas krizës nga ndërhyrja në bankën dixhitale Ueno. Emërimi kërkon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Festat e fundvitit, ministrja Sala: Urgjenca dhe spitalet në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin

Lajme E diel, 28 Dhjetor 2025 12:15
Festat e fundvitit, ministrja Sala: Urgjenca dhe spitalet në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1–2 janar 2026.

Në zbatim të këtij urdhri, ekipet e Urgjencës Mjekësore dhe strukturat spitalore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo rast emergjent, përfshirë traumat si pasojë e aksidenteve rrugore, tejkalimit të përdorimit të alkoolit apo përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, inspektuan punimet për qendrën “back up” të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, një strukturë strategjike që forcon më tej kapacitetet e reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.

Mund t'ju interesojë

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolaps...

Para 11 minutash
Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën

Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën

Para 17 minutash
Protestat në Europë: nga Parisi në Tiranë për qiratë, pagat dhe korrupsionin

Protestat në Europë: nga Parisi në Tiranë për qiratë, pagat dhe korrupsionin

Para 24 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ju falënderoj të gjithëve, ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gatishmëri 24/7 për t’iu ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor. Faleminderit për gatishmërinë, profesionalizmin dhe pasionin që tregoni në punën tuaj. Gatishmëria juaj është siguri për qetësinë e qytetarëve, për mbarëvajtjen e festave dhe për funksionimin normal të të gjithë sistemit shëndetësor,” u shpreh ministrja Sala.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja u njoh nga afër me ecurinë e punimeve, infrastrukturën teknike, dhe organizimin e shërbimit, duke theksuar rëndësinë e kësaj qendre si një hallkë kyçe në garantimin e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të Urgjencës Mjekësore, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar, siç janë dhe festat e fundvitit.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi se qendra “back up” e Urgjencës Mjekësore në Vlorë do të funksionojë me të njëjtat standarde si ajo në Tiranë, e pajisur me kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe teknike për të përballuar rastet emergjente, sidomos gjatë periudhave të fluksit të lartë.

Përveç shërbimit të zakonshëm, gjatë ditëve të festave në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme do të jenë të vendosura ekipe shtesë të Urgjencës Mjekësore, në gatishmëri të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno
Para 11 minutash

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Kina zgjat me dy muaj armëpushimin tregtar me SHBA-në: tarifa shtesë prej 24% mbetet e pezulluar deri në janar 2027
Para 13 minutash

Kina zgjat me dy muaj armëpushimin tregtar me SHBA-në: tarifa shtesë prej 24% mbetet e pezulluar deri ...

Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën
Para 17 minutash

Bardhi: Ilir Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën

United merr vendimin për Carrick, për momentin nuk ka shkarkim
Para 17 minutash

United merr vendimin për Carrick, për momentin nuk ka shkarkim

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 18 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.