Aksident në Rinas, plagoset rëndë një person

Një aksident automobilistik u shënua paraditen e së shtunës në kryqëzimin që lidh Laknasin me Rinasin. Si pasojë i plagosur rëndë mbeti një shtetas që udhëtonte me motocikletë.

Mësohet se një automjet i tipit Benz e ka përplasur motocikletën në këtë kryqëzim. Një autombulancë në vendngjarje mundësoi dërgimin me shpejtësi në spital të të plagosurit.

Këto janë pamjet e aksidentit në kryqëzimin që lidh Laknasin me Rinasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot janë sjellë në faqen Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?