Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje 55-vjeçari

Tjetër aksident me pasojë vdekjen shënohet në Rrugën e Kombit.  Një 55 vjeçari është shënuar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të zonës së Repsit. Një automjet përplasi për vdekje një këmbësor. Policia pas mbërritjes në vendngjarje identifikoi viktimën e këtij aksidenti, i cili është Gjovalin Gjoni nga Repsi. Mësohet se 55-vjeçari po tentonte të kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

SHKARKO APP