Aksident në rrugën e Rinasit, përplasen dy mjete, një përfundon përmbys në rrugë plagosen dy shoferet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Rinasit ku kanë mbetur të plagosura dy të reja, të dyja në timon të mjeteve që janë përplasur.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?