Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Shëngjinit, pranë lagjes Xhenjo.
Mësohet se automjet ka përplasur një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Gjergj Gjoni nga Balldreni.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori./Panorama
