AKSIDENT NË SUPERSTRADËN SHKODËR-LEZHË, PLAGOSET DREJTUESJA E MJETIT DHE DY FËMIJËT E SAJ

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Portit të Shëngjinit në superstradën Shkodër-Lezhë ku janë përplasur dy makina e kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

Mjeti tip “Ford” me targa AA585AY është përplasur me mjetin tip “Fiat” AA415FM”, e si pasojë raportohet se drejtuesja e mjetit "Ford" Drita Deda 43 vjeç dhe dy fëmijët e saj janë plagosur.  Mjeti tip "Fiat" drejtohej nga shtetasi Frederik Marku ndërkohë që mendohet se në aksident është përfshirë edhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurëve ndërkohë që policia ka nisur hetimet paraprake për të përcaktuar shkaqet e aksidentit edhe pse mendohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën njëri prej drejtuesve po udhëtonte.

SHKARKO APP