Aksident në Tiranë, humbin jetën dy të rinj me motor

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Oxhakut në Tiranë, ndërsa dy të rinjtë kanë qënë në motor.

Dy të rinjtë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, janë përplasur me një mur. Ka qenë drejtuesi i motorit që ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

SHKARKO APP