FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident në vijat e bardha, makina përplas të riun me biçikletë tek Zogu i Zi (Shikoni pamjet)

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në vijat e bardha. Ndërsa nga policia mësohet si i riu i plagosur është me iniciale A.M.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ora News - Aksident në vijat e bardha, makina përplas të riun me biçikletë tek Zogu i Zi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?