Aksident në Vlorë, 34-vjeçari përplas me makinë të moshuarën dhe largohet, por…

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 06:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, tek “Akademia e Marinës” një automjet tip “Renault”, ka goditur shtetasen R.I., 76 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia menjëherë i është vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur “Lungomare, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit A.L., 34 vjeç, banues në Vlorë.

E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?