Aksident në Vlorë. Makina del nga rruga, plagosen rëndë 3 gra
Një aksident me pasojë tre shtetase të plagosura ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”.
Policia tha se automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2022, rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

