Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, lëndohen katër persona
Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur në aksin e Lumit të Vlorës, në afërsi të Ura e Laskos.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

