FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, barrierat depërtojnë mes për mes mjetit

Këtë të hënë në mbrëmje, një aksident është regjistruar pranë hyrjes të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë. Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta, ndërsa nuk dihet gjendja e personave në automjet. Nga ana tjetër, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrfikësja dhe autoambulanca, ndërsa po punohet për nxjerrjen e personave nga automjeti dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?