Aksident rrugor, 21-vjeçari përplas me makinë të renë

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë, kur një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ku 21-vjeçari D.A, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar K., 28 vjeçe.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

”Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D.A, 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K.G, 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP