Aksident tek dera e Ministrisë së Brendshme, i plagosuri i shtrirë në mes të rrugës (FOTO)

aksident-ne-tirane.1jpg

Një aksident është regjistruar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme në kryeqytet.

Mësohet se një motor që shpërndante pica është përplasur me një biçikletë, e për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

‘BalkanWeb’ ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si një person qëndron i shtrirë, ndërkohë që ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Po ashtu, ndihma e parë iu ofrua nga eskorta e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i personave të përfshirë në aksident.
aksident-ne-tirane

Swiss Digital Desktop Reklama

aksident-ne-tirane.1jpg

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?