Aksident tragjik, makina i merr jetën nënës në sy të të birit të mitur

Një aksident fatal është regjistruar në aksin rrugor Berat-Dimal. Makina e drejtuar nga 25 vjeçari A.T. ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur. Si pasojë e aksidentit shtetasja L.Gj. ka ndërruar jetën, teksa fëmija i saj 2 vjeçar nuk ka probleme për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP