Aksident tragjik në autostradën A1 në Firence: Tre viktima dhe dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 14:30, në autostradën A1 në zonën e Firences, përgjatë Variante di Valico, brenda tunelit “di Base”. Një makinë me pesë persona në bord është përplasur dhunshëm me një kamion, duke sjellë pasoja tragjike: tre burra humbën jetën në vend, ndërsa një grua dhe një vajzë e vogël mbetën të plagosura rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndaloi papritur brenda tunelit, në rrethana ende të paqarta. Disa automjete arritën ta shmangnin makinën e ndalur, por jo kamioni që po vinte pas. Shoferi i kamionit tentoi të frenonte, por përplasja ishte e pashmangshme dhe fatale.

Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për tre burrat nuk kishte më shenja jete. Gruaja 35-vjeçare u transportua në gjendje kritike me helikopter në spital, ndërsa edhe vajza e vogël u dërgua me urgjencë për trajtim mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të aksidentit, segmenti i autostradës në drejtim të Bolognës, midis Firenzuola-s dhe Badia-s, u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe kolona të gjata. Autoritetet janë duke hetuar shkakun e ngjarjes, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë brenda tunelit po analizohen për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

© Ansa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?