Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit.

Mësohet se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas tvklan, humbi jetën një person ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Siç mund të shikohet edhe nga videot, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makinat kanë përfunduar në kahe të kundërta jashtë rrugës.

Njëra prej tyre ka rënë në një kanal.

Ndërkohë shumë qytetarë kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj të lënduarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?