Një aksident tragjik me pasoja fatale është shënuar këtë të martë në Greqi, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 5 shqiptarë. E gjitha ka ndodhur nga përplasja e makinës me kamionin që rezultoi fatal.
Mjeti me targa shqiptare ka hyrë në rrethana ende të paqarta në korsinë e gabuar dhe është përplasur me një kamion. Përplasja rezultoi fatale, të pestë shqiptarët humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Edessë të Greqisë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e zonës. Makina është shkatërruar totalisht dhe për pasojë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e personave.

