Aksident tragjik në Itali, deri tani 21 të vdekur

Një aksident në Itali ka sjellë shumë të vdekur.

Në mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venecia në Itali një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga në një mbikalim dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë.

Deri tani autoritetet thonë se bilanci është 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe 4-5 të zhdukur. Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe fëmijë. Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:30 kur për arsye ende të paqarta, autobusi doli nga rruga në një mbikalim dhe ra nga një lartësi prej 10 metrash. Të paktën 40 ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, autobusi i aksidentuar, i cili përdorte gaz metan, ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka shumë të vdekur, shumë” – ishin fjalët e një zjarrfikësi që u largua nga vendi i ngjarjes. Autobusi që u rrëzua punonte për llogari të një kampingu në zonë dhe ishte mbushur plot me njerëz. Ka reaguar menjëherë kryeministrja e Itali së Giorgia Meloni që shprehu ngushëllime për ngjarjen.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, tha  kryeministrja, Giorgia Meloni.

Pamje e mëposhtëme vijnë vendi i aksidentit:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?