Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe (Foto të tmerrshme)

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, në zonën e njohur si “Pularia”.

Të dy makinat janë përplasur kokë me kokë, duke u shkatërruar plotësisht.

Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina.

Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku, pasagjere, dy motra.

Po hetohen nga policia shkaqet që sollën këtë aksident tragjik.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?