
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Thumanë të Krujës. Automjeti me drejtues shtetasin D.S, rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj, rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.