Aksident tragjik në Velipojë, automjeti godet për vdekje të moshuarin

Një shtetas që lëvizte me biçikletë në zonën e Velipojës u përplas për vdekje nga një automjet paraditen e sotme. Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. balkanweb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?