
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur fshatin Berdenesh, në Sarandë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, kur një sasi eksplozivi u aktivizua në murin rrethues të banesës së shtetases S. Ismailaj.
Pronarja e banesës konstatoi dëmtimet vetëm në mëngjes dhe njoftoi menjëherë autoritetet lokale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i Policisë, i cili po mbledh prova dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe identitetin e autorit. Motivacioni i shpërthimit mbetet ende i paqartë.
