Aksident, tre të plagosur dërgohen te Spitali i Traumës

Një aksident rrugor është regjistruar në Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Automjeti me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. P.

Drejtuesi i mjetit A. P. dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë transportuar drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?