Aksidentet nga ngricat në Korçë, qytetarët dhe opozita akuza bashkisë

Rreth 40 persona përfunduan me lëndime e fraktura në harkun e tre ditëve në Spitalin e Korçës si pasojë e aksidenteve nga ngricat në rrugë.  Situata, bëri që qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të akuzojnë Bashkinë për keqmenaxhim.

Në korridoret e Spitalit të Korçës ka ende qytetarë që marrin ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve apo frakturave që morën si pasojë e ngricave në rrugë.

Rreth 40 persona përllogaritet numri i personave përfunduan në spital përgjatë tre ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak për dëmtimet e qytetarëve u bënë akulli e ngricat në rrugët e Korçës në orët e para të mëngjesit, situatë për të cilën përfaqësuesit e opozitës akuzuan njësinë vendore

Mjegulla dhe ngricat në rrugë u bënë shkak për disa aksidente në juglindje që lanë pas disa të plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?