Aksidentet, rrezik nëpër kryqëzimet e superstradës së Lezhës

Ngjarja më të rënda në qarkullimin rrugor janë ato aksidente, të cilat ndodhen nëpër kryqëzimet e superstradës që përshkon Lezhën. Autoritetet e Policisë Rrugore i bëjnë apel Autoritetit Rrugor për plotësim me sinjalistikë dhe marrje të masave të tjera nëpër degëzimet e rrugës. Rrugorët i bëjnë apel Autoritetit Rrugor për situatën e krijuar me aksidentet.

”Në qoftë se ndërhyrja e Autoritetit Rrugor apo organeve kompetente për të bërë këto mbikalime dhe nënkalime nëpër kryqëime do të ketë më shumë jetë njerësih të shpëtuara, por edhe nëse respektohet sinjalistika rrugore nga drejtuesit e mjeteve, përsëri do kemi më shumë jetë njerëzish të shpëtuara. Këmbësorët të respektorjnë sinjalistikën rrugore”, tha Altin Mena, shef i qarkullimit rrugor në Lezhë.

Në gjashtë muajt e fundit në rrugët e Lezhës janë regjistruar 52 aksidente me 77 të plagosur dhe gjashtë viktima. Shifra këto që tregojnë për shkallën e lartë të rrezikut përgjatë superstradës. Ekspertët vërejnë se shkaqet janë të shumta; nga mungesa e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit prej shofereve, deri te këmbësorët e pakujdesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?