Aksidentet rrugore/Dyfishim gjobash por më shumë viktima

Foto ilustruese
Foto ilustruese

2020 nuk ndryshon shumë nga vitet e mëparshme, ku kurba e aksidenteve vijon të jetë në rritje. Vetëm gushti la pas një bilanc me 195 aksidente dhe 24 viktima sa i përket ngjarjeve rrugore. Nga të dhënat e policisë, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar, kanë ndodhur 43 aksidente më shumë e për pasojë edhe 2 jetë të humbura më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës.

Rritja e numrit të aksidenteve është shoqëruar dhe me rritjen e numrit të gjobave, të cilat mesa duket nuk kanë ndaluar ngjarjet rrugore. Vetëm në këtë muaj policia ka vendosur rreth 5 mijë masa më shumë se një vit më parë ndërsa shumica e gjobave janë për parakalim të gabuar si dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Shpejtësia e lartë shkaktoi aksident në aksin Pogradec-Tushemisht në rrugën e re të inauguruar vetëm pak kohë më parë. Dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia. Për pasojë një prej drejtuesve të mjeteve mori plagë të lehta dhe u dërgua në spitalin e Pogradecit. Rruga drejt Tushemishtit, pavarësisht sinjalistikës së re vertikale dhe horizontale, është kthyer në rrugë të rrezikshme për shkak se mjetet nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

SHKARKO APP