Aksidentet rrugore, largohen tregjet ambulante
Aksidentet rrugore në aksin Korçë-Pogradec, kanë sjellë një aksion të Bashkisë së Korçës së bashku me ARRSH. Aksioni konsiston në tregjet ambulantë anës rrugës, të cila, sipas këtyre institucioneve, janë bërë shkak për shtimin e aksidenteve. Duke qenë se tregtarët zinin një pjesë të rrugës, ditën e sotme ata janë vendosur 2 metër larg rrugës për të mos sjellë probleme në qarkullim. Aksioni do të përqendrohet në të gjitha rrugët nacionale të qarkut. Kjo nisme është e ARRSH, me qëllim shmangien e aksidenteve. Sipas policisë, edhe pse janë vendosur 2 metër larg rrugës, shitësit ambulantë janë sërish problem dhe pritet një aksion nga bashkia për gjetjen e vendeve të përshtatshme.