Aksidentet rrugore në maj, 60% më shumë se një vit më parë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Përveç Covid-19, humbje jete kanë shënuar edhe aksidentet rrgore, ku kanë shënuar një rritje e frikshme. Sipas të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore, ku 75 aksidente të ndodhura në muajin maj 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3%, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin maj 2021 numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore është 20, nga 9 persona që ishin në maj 2020. Ndërsa në pesëmujorin e parë të 2021, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është 90 persona, nga 58 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i takon shkaqeve, në 84,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Kjo rritje e lartë e numrit të aksidenteve rrugore këtë periudhë krahasuar me vitin e shkuar vjen edhe për shkak të masave kufizuese në qarkullim në muajt mars, prill dhe maj në vitin 2020.

SHKARKO APP