Aksidentet rrugore, shkeljet e këmbësorëve janë fatale
Aksidentet rrugore, ndodhin edhe për shkak të këmbësorëve të pakujdesshëm. Në vetëm pak minuta në një semafor, dhjetra persona shkelën rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar me semafor të kuq. Vetë këmbësorët, a janë të vetëdijshëm për shkeljen që kanë bërë? Këto shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat janë të përhapura sidomos në Tiranë, në jo pak herë kanë qenë edhe burim aksidenti. Viti 2020, nisi me një aksion të shtuar të policisë në rrugët e vendit, ku janë gjobitur me dhjetra persona, e po ashtu janë hequr edhe një numër i konsiderueshëm lejesh drejtimi.
”Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi i gjobave”; ky është propozimi i Ministrisë së Brendshme për vitin 2020. Kjo përfshin përdorimin e celularit gjatë drejtimi të mjetit, parakalimet e gabuara si dhe rikthimin e këshillimit, pra lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, aksidentet rrugore shkaktojnë 5 herë më shumë viktima sesa krimi.
Shkak i aksidenteve nuk janë vetëm drejtuesit e mjeteve. Disa nga rrugët nuk përmbushin kushtet dhe parametrat teknike. Para së gjithash është eliminimi i njollave të zeza ato që krijojnë kryesisht, aksidente jo vetëm në dëme materiale, apo plagosje, por hedhe në humbje jetësh, çka është e papranueshme për të gjithë ne. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, e vlerësoi pozitivisht këtë nismë të Ministrisë së Brendshme, e cila këtë herë ka përfshirë edhe aktorë të shoqërisë civile, por që sipas tij, çështja duhet të shihet më me kujdes.