Aksidentet rrugore, Xhika: Të mos akuzohet vetëm ARRSH

Java që lamë pas por dhe kjo ka rezultuar me bilanc të rëndë të aksidenteve, e që në shumë raste policia ka raportuar si shkak kryesor, rrugët dhe stinjalistikën e dobët. Lidhur me këto akuza, Drejtori i Përgjithshem i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika ka folur për aksidentet dhe për tragjedinë e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën 4 të rinjtë.

Në një deklaratë për mediat, Xhika ka nënvizuar se aksidenti në Velipojë ndodhi në një aks që nuk është në juridiksionin e tyre, ndërsa shtoi se aty ekziston sinjalistika rrugore. “Në zonën ku ndodhi aksidenti dje në Velipojë ekziston sinjalistika rrugore, ndërsa aksi nuk është në juridiksionin tonë. Aksidenti ndodhi 30 metra larg rrugës kryesore në një rrugë dytësore”.

Më tej ai bëri me dije se: ”Institucionet e tjera nuk duhet që të akuzojnë ARRSH me qëndrime të pasakta për shkaqet e aksidenteve, pasi vetëm 4% e tyre ndodhin nga mungesa e sinjalistikës. Ne kemi investuar në sinjalistikën rrugore dhe ndërtimin e rrugëve. Sistemin rrugor e gjetëm 70% te pambuluar me sinjaliatike, tani i pambuluar vetëm 25%” deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen, pasi aksidentet ndodhin për shkak të disa faktorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?