Aksidentet/Tarkaj: Prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore. Ruaj jetën dhe kuletën

Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj doli këtë të premte në një deklaratë për bilancin e aksidente rrugore. Ndërsa javët e fundit numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë, Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.

”Në shumë akse rrugore, brenda qytetit por edhe në Unazë po kryehen punime. Mirë është që punimet të mbyllen sa më shpejtë. Qëllimi është apeli për qytetarët, masat padyshim që merren nga Policia. Ka pasur aksidente, por jo me shumicë. Aksidentet edhe pse nuk kanë qenë shumë por kanë pasur të vdekur më shumë se dy vetë”.

Po ashtu ai i bëri apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. ”Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë! Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë”.

Thirrjet

•Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit.

•Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë!

•Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë.

•Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës.

•Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë.

•Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj.

•Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë”.

SHKARKO APP